Capello thumbon Anglinë: Justifikimet janë të humbësve, nuk po shkoni në burg
Fabio Capello, italiani i cili ka drejtuar Anglinë nga viti 2008-2012, së fundmi ka lëshuar disa thumba për ‘Tre Luanët’, lidhur me justifikimet që këta të fundit mund të nxjerrin në Botëror.
“Skuadrat e tjera shkojnë dhe fitojnë, pa gjetur shfajësime. Ato janë vetëm për humbësit. Presioni i një Botërori është diçka ndryshe. Është e vështirë të kuptosh se çfarë u ndodh lojtarëve në këtë kontekst.
Italiani, që pas Botërorit 2014 la Anglinë për të marrë Rusinë, në analizën e tij të mëtejshme thekson.
“Fanella e kombëtares mund të peshojë shumë në shpatullat e futbollistëve. Grumbullimi në një Botëror nuk është burg, këto janë gjëra që njerëzit i shpikin si pasojë e humbjeve.”