Cappadocia, hotele luksi brenda një shpelle

Cappadocia është një rajon në Turqinë qëndrore, shumë e famshme për pamjet e saj të mrekullueshme dhe që të lënë pa frymë për madhështinë e tyre. Shkëmbinjtë dhurojnë pamje spektakolare, ku mes tyre më i famshmi është ‘kalldrëmi i zanave’, i cili fsheh shumë shpella të cilat mbajnë brenda tyre shumë histori. Disa nga këto shpella janë përshtatur në hotele të cilat të krijojnë idenë e një magjie.

Pejsazhi pothuajse surreal i rajonit është krijuar si pasojë e formacionin gjeologjik të gjeneruar nga vullkanët antik, aktiv në këtë zonë rreth 2 milion vjet më parë. Shpërthimet kanë depozituar në terren lumë llave, e cila është transformuar në shkëmbinj porozë mes tyre, të cilët nga veprimi i ujit dhe erës janë shndërruar në formacione me forma të ndryshme. Cdo hotel është një eksperiencë më vete. Nga luksi total që i karakterizon disa prej tyre tek ato më të thjeshtët, por gjithmonë të dukshme për atmosferën e tyre unike, ja një galeri me më të rëndësishmit për tu admiruar në këtë fotogaleri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?