“Çdo sulm ndaj Kosovës, është sulm ndaj NATO-s”

Përsa kohë KFOR-i është në Kosovë, çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj vetë NATO-s.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” në Kosovë, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n.

“NATO-ja është këtu. Në parim KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë.

Nëse kjo do të ndodhë sigurisht që KFOR-i është këtu dhe ne do të kujdesemi edhe për këtë, si dhe NATO-ja do të kujdeset për këtë”, shprehet Cuoci në intervistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?