“Ç’e duam detin ne, më mira t’ia japim me qera Greqisë”
Çështja e kufijve detarë është bërë motiv sherri prej kohësh mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Por, Artan Fuga thotë se nuk e kemi kot detin, pasi nuk e përdorim.
Madje, ai jep edhe një propozim provokues, duke thënë t’ia japim me qera Greqisë.
“C'e duam detin mo?
E shtrëngojmë mos na e marri greku.
Mirë mo mirë, po ne e mbajmë bosh mo. As naftë, as turizëm, as peshk, as gjë pe gjëje.
Thotë greku : O komshi, kot që kot e mban ma jep mua…
Drejt e ka kur e sheh që s'i duhet as dreqit.
I lind dëshira.
Se ne as nëndetëse nuk kemi që t'i nxirrnim njëherë andej e të kapnim peshk me to.
Më mirë t'ja jepnim me qira grekut, a turkut, a qipriotëve, a kalabrezëve, për 100 vjet e të merrnim interesa bankare a ku e di unë përqindje fitimi nga nafta sesa kështu…
Jemi bërë si ato plakat budallaqe që mbajnë në sepete pa përdorur jorganë e çarçafë të mirë, për ndonjë mik që e presin e që tashmë ka vdekur…
Pse e fusim detin në sepete mo???
Pse nuk e përdorim.
Kështu nuk na e ka marrë greku, na e kanë marrë peshqit mo
Pse me grekun inatosemi, me peshqit jo”, shkruan Fuga.