Çela: 7.3 miliardë lekë arkëtimet, humbjet në rrjet 31.8 %
Gjatë muajit shkurt janë dyfishuar arkëtimet për energjinë elektrike, ndërsa humbjen janë ulur në 31.8 % nga 42.1 që kanë qenë në shkurt të 2014.
"Muaji shkurt shёnon shifrёn rekord tё dyfishimit tё tё ardhurave tё cilat kanё arritur nё 7,3 miliardë lekё.
Krahasuar me tё njёjtёn periudhё tё njё viti mё parё kemi rritje me 48% tё tё ardhurave, ndёrsa krahasuar me shkurtin e vitit 2013 konstatohet rritje me 56%.
Me këto nivele, OSHEE është besimplotë që do të realizojë planin vjetor të rreth 53 miliardë lekëve arkëtime.
Njё tjetёr tregues shumё premtues ёshtё ai i nivelit tё humbjeve nё rrjet. Nё shkurt u mundёsua ulja e humbjeve nё 31.8%. Thёnё ndryshe, kemi njё reduktim me 10.3% krahasuar me humbjet e shkurtit 2014 dhe 16.9% mё pak krahasuar me 2013", theksoi Ardian Cela, kreu i OSHEE gjatë një konference për mediat.
Në vijim ai shtoi se aktmarrëveshje të lidhura në muajin shkurt janë rreth 105.189 me vlerë 150 milionë dollarë, shifër kjo rekord, në raport me dy muaj e kaluar.
"Përmes skemës lehtësuese, rreth 66 mijë likujduan të gjithë detyrimin prej 20 milionë dollarë dhe përfituan ulje me 80% të kamatëvonesës.
Në skemën lehtësuese përfituan edhe 8,356 familje me ndihmë ekonomike, të cilët përfituan nga mundësia për ta paguar me këste detyrimin.
Aktmarrëveshjet e debitorëve me OSHEE u trefishuan në ditët e fundit të shkurtit dhe OSHEE mori vendimin për të shtyrë afatin deri më 31 mars, për tu dhënë mundësi tjetër të gjithë atyre që duan të kthehen në konsumatorë të ligjshëm të energjisë elektrike.
Të dhënat për muajin mars tregojnë për afro 9 mijë aktmarrëveshje të lidhura, ku më shumë se gjysma paguan të gjithë detyrimin që kishin ndaj OSHEE.
Në muajin mars nisëm një proces të ri partneriteti, tashmë me bizneset debitore, duke u dhënë mundësi ta paguajnë me këste detyrimin ndaj OSHEE-së.
Skema lehtësuese u jep shans subjekteve private që kanë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj nesh, me vlerë 140 milionë dollarë, që t’i përgjigjen pozitivisht apelit për të paguar detyrimin në fjalë. Skema është e ndarë në kategori, në varësi të linjës së furnizimit dhe shtrihet deri në 2017 për biznesin e vogël, etj.
Në skemën lehtësuese janë përfshirë edhe bizneset në fushën e bujqësisë, sketor ky me prioritet për qeverinë.
Të dhënat tregojnë se deri më tani bizneset kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE për pagesën me këste te rreth 700 kontratave debitore, me vlerë 2 milionë dollarë, ku gati gjysma e zë biznesi i vogël", theksoi ai. /