Çela: Brenda 2017-ës, OSHEE 20 milionë dollarë për Shkodrën

OSHEE ka përfunduar modernizimin dhe është duke implimentuar sistemin e menaxhimit të radhës në 14 qendrat e para të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për mediat pasditen e së martës nga OSHEE, bëhet e ditur se administratori i OSHEE, Adrian Çela, ishte sot në Shkodër, ku ka inspektuar nga afër zbatimin e këtij projekti në një nga qendrat e Kujdesit ndaj Klientit.

Kreu i OSHEE Çela ka deklaruar se brenda vitit 2017, me fondet e OSHEE do të investohen në total rreth 20 mln dollar për rajonin e Shkodrës, si kurrë më pare në 25 vjet.

SHKARKO APP