Çela: OSHEE e kaloi krizën, tani fazë investimesh

Administratori i OSHEE, Ardian Çela, në një bashkëbisedim me gazetarët ka deklaruar se kompania që ai drejton ka kaluar krizën ekonomike dhe se po vijon me fazën e mirëmenaxhimit.

Sipas tij, aksioni i përbashkët me policinë për të prerë lidhjet e paligjshme ka rezultuar i suksesshëm, pasi është ulur konsumi i energjisë elektrike.

“Kompania tani ka më shumë mundësi për investime, kemi një reduktim të nivelit të borxhit, ulja e borxhit edhe në 3­mujorin e parë të 2016. Borxhi i kompanisë është ulur në 108 miliardë lekë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Çela shtoi se puna e kësaj kompanie po përbaltet nga opozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po vëmë re përbaltjen e opozitës, ata që e zhytën OSHEE në krizën më të thellë. Unë mund të them se ne kemi arritur reduktimin e nivelit të humbjeve dhe kemi nisur investimet në rrjet që kapin shifrat 9.2 mld lekë”, sqaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?