Çelësi i një martese të lumtur
Egzistojnë faktorë të ndryshëm që e bëjnë një martesë të lumtur. Celësi i lumturisë në një martesë mund të jetë dikush që më përpara ka qënë miku juaj më i mirë, marr shkasë nga nhjë studim i publikuar nga Zyra Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike. Njerëzit që janë të martuar janë më të shëndetshëm, më social dhe akoma më të lumtur dhe hulumtuesit janë duke zbuluar përse ndodh kjo? Ndoshta sepse vet martesa ccon në rritjen e mirëqënies, apo sepse thjeshtë njerëzit e lumtur kanë më shumë gjasa të martohen? Studimi zbuloi gjithashtu se martesat më të lumtura janë ato që e konsiderojnë partnerin mikun e tyre më të ngushtë. Gjithashtu studimi thekson se, moshat më të pritura drejtë martesës janë moshat e mesme, të cilat kanë më shumë nevojë për mbështetje të dyanshme se sa moshat e tjera. Studimet njëkohësisht tregojnë edhe shifra konkrete dhe faktorë që kanë ccuar në rritjen e moshës që ccon drejtë martesës, kjo përqindje i përket kryesisht vendeve të zhvilluara.
Përgatiti: V.Th