Çelet thirrja e 5-të për projekte me financim të IADSA

Në Tiranë u çel të martën thirrja e pestë për projekt-propozime për financime nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit (IADSA).

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj theksoi se IADSA përbën një kontribut në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Ndërsa ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo tha se IDSA është një instrument financiar inovativ dhe se ka provuar efikasitetin e tij në mbështetje të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Si në thirrjen e katërt, edhe në këtë thirrje do të jenë vetëm Bashkitӫ që do mund tӫ aplikojnӫ pӫr financime me vlerӫ nga 200 deri nӫ 400 mijӫ euro.

“Jemi tӫ bindur se mbӫshtetja ndaj Bashkive i pӫrgjigjet nӫ mӫnyrӫ efikase nevojave mӫ parӫsore tӫ qytetarӫve, duke njohur nӫ detaj problemet dhe prioritetet”, u shpreh ministri Ahmetaj.

“Nӫ rastin e bashkive tӫ reja, ngritja e partneriteteve me institucione simotra italiane, me siguri pӫrbӫn njӫ korsi më shumë bashkëpunimi dhe përvoje, edhe pӫr pjesӫmarjen nӫ programe tӫ tjera tӫ BE-sӫ, si mund tӫ jenӫ IPA-t kufitarӫ apo edhe tӫ tjerӫ”, tha ministri Ahmetaj. Bashkitӫ kanë afat të aplikojn brenda datӫs 21 nӫntor.

Marrëveshja për Konvertimin e Borxhit (IADSA 2) ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë parashikon mospagimin e detyrimeve që Republika e Shqipërisë i detyrohet qeverisë italiane kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.

Kjo i hap rrugë hapave të mëtejshëm, për pranimin e projekt-propozimeve të reja nga Bashkitë me mbështetjen financiare të IADSA për realizimin e projekteve në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës, shërbimeve, infrastrukturës etj., në komunitete të ndryshme në vend.

Ky program mundëson realizimin e financimit dhe zbatimit të projekteve të fokusuara në arsim, shëndet publik, përfshirje sociale dhe ekonomike të kategorive në nevojë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit rural në zonat e marxhinalizuara.

Nga viti 2013 përmes këtij Programi janë financuar mӫ shumӫ se 42 projekte, pӫr njӫ vlerӫ totale prej mӫ shumӫ se 15 milion eurosh, duke arritur tӫ mbulojmӫ pothuajse gjithӫ territorin e vendit.

28 bashki kanӫ implementuar ose janӫ duke zbatuar projekte tӫ financuara nga IADSA dhe disa projekte me shtrirje kombӫtare janӫ implementuar nga ministritӫ e linjӫs, kryesisht nӫ sektorin e shӫndetӫsisӫ, arsimit dhe pӫrfshirjes sociale tӫ shtresave nӫ nevojӫ.

SHKARKO APP