Celibashi deklaron se faqja zyrtare e KQZ-së është sulmuar nga hakerat

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjeti ditën e zgjedhjeve për të pohuar që faqja zyrtare e KQZ-së është sulmuar kibernetikisht pak ditë më parë.

Për këtë arsye ai tha se edhe numri i qendrave të votimit që kanë raportuar të dhënat është i vogël.

Ai tha se po punohet për të zgjidhur këtë çështje, por në çdo rast shtoi se KQZ ka një plan B dhe një plan C për të abdetuar të dhënat mbi pjesëmarrjen.

Celibashi: Procesi po vijon normalisht. Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes, 65 Qendra Votimi kanë raportuar në këtë moment. Numri i vogël është për faktin se aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më përpara. Teknikët po punojnë ta zgjidhin, nëse jo kemi një plan B dhe C për të abdetuar pjesëmarrjen.

SHKARKO APP