Celibashi për mediat: Procesi i votimit vijon normalisht, rastet në Cërrik dhe Vlorë po verifikohen

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se procesi i votimit në 5 bashki të vendit po vijon normalisht dhe nuk ka problematika sinjifikative.

“Kur duhen edhe më pak se dy orë nga mbyllja e procesit të votimit, i cili përfundon në orën 18:00, nga informacionet që kemi marrë nga terreni nuk rezulton që të ketë problematika sinjifikative të zhvillimit të votimit gjatë periudhës nga komunikimi i fundit deri tani”, tha ai.

Ai evidentoi dy raste në Cërrik dhe Vlorë, ku, theksoi Celibashi, po kryhen verifikime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë raportuar vetëm 2 problematika, një në Cërrik dhe një në Vlorë. Ai i cërrikut ka të bëjë me sjelljen e një vëzhguesi që jemi duke e verifikuar, nëse ka qenë vëzhgues apo qytetar, me pretendimin nga një subjekt politik që ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë votonte çdo votues, por akoma nuk mund ta themi me siguri sesi qëndron e vërteta”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në një qendër votimi në Vlorë, ka pasur diskutim ndërmjet kryetares të QV me operatorin në lidhje me procedurat e identifikimit. “Dhe këtë rast KQZ po e verifikon se cila ka qenë sjellja e këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.

Në një komunikim për mediet, Celibashi tha se sa i takon pjesëmarrjes votuesit mbi 65 vjeç kanë pjesëmarrjen më të madhe.

I pyetur nëse do të ketë votues në momentin e qendrës së votimit, Celibashi tha se, komisioni i qendrës së votimit do të duhet t‘i evidentojë dhe të lejojë ata votues që do të jenë pjesë e kësaj liste. “Askush tjetër pas orës 18:00 nuk do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve të grupmoshës 18-24 vjeç, ai u shpreh se, është një trend edhe në vendet e tjera dhe nuk ka lidhje me punën e KQZ.

“Ne kemi bërë punë me partnerë të ndryshëm për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve. Edhe partitë politike duhet të përpiqen të nxisin moshën e re për pjesëmarrje”, tha Celibashi.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?