Çështja ”Balluku”, Taulant Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe aty shqyrtojmë kërkesën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga seanca plenare tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe aty do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. ”Këshilli ka një kohë të përcaktuar prej 3 muajsh. Vendimmarrja e marrë në Këshill qartazi ka thënë sesa kohë kishte një çështje ku palë e përfshirë ishte Kuvendi i Shqipërisë, natyrshëm që ishim të detyruar që të prisnim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur një vendim, edhe pse 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese, kreyministrit që kishte ndërhyrje në kompetencat e Këshillit të Minisrave, parlamentit dhe presidentit. Nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do shqyrtojë kërkesën, ndërkohë që ne do të vijojmë me një proces adresimi të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese.
Na duhet ta marrim vendimin të zbardhur. I bëj thirrje që edhe pse nuk arritët dot të merrnin vendim, shpresoj shumë ta zbardhni vendimin dhe ta publikoni në fletoren zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë, siç ka bërë në të gjitha rastet, edhe kur nuk është marrë jurisprudencë, na duhet ta lexojmë”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

