Çështjet shqiptare dhe Aspirata jonë Kombëtare!

Nga Arian Galdini /Sapo kemi hyre ne shekullin e dyte te pavaresise dhe dilema jone kombetare eshte pothuajse e njejta: A kemi ne nje Ceshtje Kombetare qe eshte e perputhshme me Aspiraten tone kombetare qe njihet edhe nga Preambula e Kushtetutes me te cilen festuam 100 vjetorin e pare?

Ja sesi shkruhet ne Preambulen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise per Aspiraten tone Kombetare: Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, m e zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit…

Po shkepus pjesen e fundit te Preambules dhe po riperseris: me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit…

E pra ne kemi nje detyrim Kushtetues per permbushjen e Aspirates sone kombetare, sikurse kemi edhe detyrimin qytetar dhe intelektual qe te shpjegojme e kuptojme se asnje aspirate nuk realizohet pa zgjidhjen e ceshtjeve te kombit tone te cilat ne teresi permbushin Ceshtjen tone kombetare.

Para 100 viteve por edhe ne 100 vitet e shkuara, antiPavaresia kane qene : ndarja, harresa dhe cenimi i identitetit.

Po i marim me rradhe.

Ndarja, ka qene AntiPavaresia qe eshte ushtruar nepermjet copezimit faktik territorial te tokave te jetuara nga shqiptaret duke penguar kesisoj procesin e plote dhe natyral te shtet dhe kombformimit nga shqiptaret.
Ndarja Pavaresine e ka ndare ne dy Pavaresi per shqiptaret, ne Pavaresine e 1912 si edhe ne Pavaresine e 2008.
Dyzimi, detyrimi dhe nevoja e shqiptareve per te festuar 2 Pavaresi, perben edhe nje nga ceshtjet me te medha qe duhet zgjidhur ne nje kohe te duhur. Aspirata jone kombetare e kerkon qe ne te festojme vetem 1 Pavaresi, por sot per sot nuk mundemi. Kesisoj e nisim Shekullin e dyte me nje pamundesi qe duhet korrektuar faktikisht, juridikisht, nderkombtarisht dhe historikisht.

Nderkohe qe kete dileme e perjetojne dyfish me te madhe edhe shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi si edhe te Presheves.

Ndarja u jep atyre ushqimin e pervitshem per tu rikonfirmuar si shqiptare nen dy Pavaresi e nen 3 flamuj. Shqiptaret e Maqedonis festojne 1 here Pavaresine e Shqiperise me Flamurin Kombetar Shqiptar, por edhe nen hijen e flamurit shteteror Maqedonas. E po ashtu festojne Pavaresine e Kosoves me Flamurin Kombetar Shqiptar, me flamurin shteteror te Republikes se Kosoves, e serish nen hijen e flamurit shteteror Maqedonas.

Keshtu ndodh pak a shume me shqiptaret e Malit te zit e cilet festojne nen hijen e flamurit shteteror malazez, e shqiptaret e Presheves qe festojne nen hijen e flamurit shteteror serb.

Kjo ndarje kaq e madhe e ben Shekullin e dyte te Pavaresise se Shqiperise si nje sfide mbareshqiptare per tu dhene zgjidhje ketyre ceshtjeve.

Por ne kete rast kemi edhe nje ceshtje tjeter qe mbetet ndarje gjithesesi.

Ceshtja came ka specifiken e saj ne ndarjen qe u eshte bere shqiptareve. Camet jane dhunuar, masakruar dhe debuar nga vatrat dhe tokat e tyre ne Cameri.
Camet nuk kane dy flamuj per ta festuar Pavaresine.

Camet e festojne Pavaresine vetem me 1 flamur, me flamur kombetar shqiptar, me flamurin e Skenderbeut.

Por ndarja ne kete rast ka qene kafshim dhe pertypje.

Tokat dhe vatrat e cameve jane kafshuar nga Greqia, ndersa camet jane pertypur ne token e Pavaresuar te Shqiperise.

Kjo ceshtje kerkon qe te zhbehet kafshimi dhe pertypj,a e camet te kene mundesine qe te festojne Pavaresine e Shqiperise ne pronat dhe vatrat e tyre, me flamurin kombetar shqiptar.

Kjo ceshtje nuk kerkon zhberje kufijsh, por perkunderazi kjo ceshtje kerkon vetem konfirmim te faktit ligjor dhe historik qe shqiptaret came jane ne tokat dhe vatrat e tyre ne Greqi.

Sikunder shqiptaret e Malit te Zi dhe Presheves jane ne tokat dhe vatrat e tyre autoktone ne shtetin Malazez dhe ne shtetin serb, ashtu kerkojne edhe camet qe te jene ne tokat dhe vatrat e tyre ne shtetin Grek.

Shqiptaret e Maqedonise jane shtetformues nder te tjera pervecse jane edhe ne tokat dhe vatrat e tyre.

Dinamika e ceshtjeve qe perbejne teresine e ceshtjeve kombetare, kerkon nje kalim neper ndarje dhe zhberjen e ndarjes.

Ndarja ka disa menyra sesi mund te zhbehet.
E rendesishme eshte te kuptojme, se po nuk zhbeme Ndarjen, nuk zhbejme dot AntiPavaresine, as edhe ne shekullin e dyte te Pavaresimit.

Harresa:

Ne shqiptaret jemi denuar shpesh nga vetvetja sepse kemi zgjedhur te harrojme. Kemi harruar historine tone, ose e kemi dekonstruktuar. Madje edhe sot ne emer te kozmopolitizmit dhe ideve moderniste, perpiqemi te harrojme dhe dekonstruktojme historine tone dhe figurat e medha qe i kane dhene kuptim dhe forme historise sone. Sidomos, ka perpjekje pafund, per te cuar drejt harreses apo drejt dekonstruktivizmit edhe dhimbje te medha kombetare, qe mund te na hapin telashe ne raport me ‘fqinjet’ apo ‘nderkombetaret’.
Gabim fatal i nje kombi qe eshte ende ne proces ndertimi, e ne projekt kushtetues per plotesim Aspirate Kombetare.
Ceshtja came ka nje ngarkese te larte me harrese dhe dekonstruktivizem, per shkak se kjo ceshtje kalon neper fqinjin tone te lashte dhe Anetar te BE, Greqine.
Greqia eshte bere pothuajse fetishi i eurointegristeve, duke mohuar historine e shqiptareve, duke harruar dhimbjen e madhe dhe genocidin e shqiptareve te camerise, ne emer te gjoja fqinjesise se mire dhe integrimit europian.

Por a eshte e vertete qe harresa dhe mohimi i sherbejne fqinjesise se mire dhe integrimit europian?

Maqedonia eshte nje shembull parexellence, qe harresa dhe shmangia, nuk integrojne por perpiqen me cdo menyre e kusht qe te asimilojne.
Republika e re e Maqedonise, ndertoi nje rregjim me shqiptaret shtetformues, por me thelb, permbajtje, pamje, kulture dhe zbatim anti-shqiptar.

Shqiptaret zgjodhen heshtjen per hir te ndertimit te nje shteti multietnik, paqesor dhe paqesherbyes ne Rajon.

Por a e zgjidhi ceshtjen e shqiptareve, harresa dhe mohimi? Jo. Ne te gjithe e dime se viti 2001 e shnderroi shtetin e Maqedonise nga nje shtet multietnik, paqesor dhe paqesherbyes ne Rajon, ne nje shtet me konflikt nderetnik, ne gjendje lufte dhe paqerrezikues ne Rajon.

Ndersa dekadat shkojne dhe ne kemi hyre ne Shekullin e dyte te Pavaresise se Shqiperise, nuk duhet te lejojme qe historia te riperseritet.

Harresa dhe mohimi nuk garantojne as Integrimin, as Fqinjesine e mire dhe as Paqen.

Fqinjesia e Mire, Integrimi dhe Paqja vijne nga reciprociteti, respektimi i dinjitetit njerezor dhe drejtesia bazuar ne parimet dhe vlerat me te larta europiane.

Ceshtja came nuk mund te perputhet me harresen dhe mohimin, sepse eshte nje ceshtje qe pulson tek popullata came qe eshte shperngulur me dhune nga vatrat, qe kujton viktimat e genocidit dhe meton dhe meriton ti rikthehen pronat qe ka ne shtetin Grek.

Cenimi i identitetit:

Ndarja dhe harresa kane ndikuar drejtperdrejt edhe ne identitetin tone. Por mbi te gjitha identitetin tone na e kane copezuar varferia dhe padrejtesia historike.

Qe ne te kemi mundesi te ndertojme nje identitet pertej katundit apo qytetit tone, ne duhet te kuptojme se identiteti yne ka edhe nje harte te tijen.

Dhe harta identitare nuk quhet e plote ne rast se ne e shohim harten vetem me hapesiren e katundit apo qytetit tone.
Harta jone identitare eshte e plote vetem nese te tera dinamikat kulturore, politike, sociale, administrative, historike dhe antropologjike te te gjithe shqiptareve kudo qe ata jetojne autoktotinisht, jane pjese e domosdoshme e dinamikave tona personale.

Harta jone identitare eshte e plote vetem nese te tera ceshtjet e kombit shqiptar qe perbejne teresine e Ceshtjes sone Kombetare, jane ceshtja jone qe nderton edhe Aspiraten tone Kombetare. Dhe harta jone identitare nuk na vendos ne konflikt me askend, me asnje fuqi nderkombetare, me asnje ligj nderkombetar.
Harta jone identitare eshte detyrimi yne si shqiptare, eshte pergjegjesia jone, eshte e drejta jone e pamohueshme.

Na takon neve vete qe ta plotesojme dhe permbushim te gjithe harten tone identitare. Kur harta jone identitare eshte e plote, atehere ceshtja e shqiptareve te Malit te Zi, pulson tek cdo cam, Beratas, Tetovar, Shkupian, Prishtinali, Gjakovar, Tropojan, Shkodran, apo Vlonjat. E njejta mund te thuhet edhe per ceshtjen e shqiptareve te Presheves.

E njejta kerkohet edhe per ceshtjen came. Ceshtja came eshte pjese e domosdoshme e hartes sone identitare. Cdo shqiptar duhet ta ndjeje si pjese te formimit, kultures dhe identitetit te tij ceshtjen came.

SHKARKO APP