“CEZ”, dëshmia e Romeo Karajt: Fotoja e Rulit dhe telefonatat me Berishën
“Materiali që kam tregon qartë fotografinë me ministrin Ruli, duke qenë se ka shumë të dhëna që dalin të sakta deri te numri i niptit të shoqërisë që zotërohet, në të cilat Kalaj kishte aksione, ishin të sakta. Aty përmendet që Nuel Kalaj në 2006 ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Kjo vlen të konfirmohet nga institucionet apo strukturat”, shprehet për “Exclusive” Romeo Kara.
Në dëshminë edhe enkas për “Exclusive”, hidhet drite mbi mënyrën se si u negociua kontrata me CEZ, dëmi nga çmimi i shitjes së energjisë mes kompanive të energjisë, rolin e ERE-s dhe si u dëmtua Shqipëria në Arbitrazh. /T Ch/