Çfarë bëjnë 5 njerëzit më të suksesshëm në botë kur zgjohen në mëngjes?
Prej Steve Jobs e deri tek Bill Gates: Zakonet e mëngjesit të 5 prej njerëzve më të suksesshëm në botë mund t’i lexoni më poshtë.
A jeni një njeri që zgjoheni herët apo vonë? Hulumtimet tregojnë se disa njerëz punojnë më mirë nëse zgjohen herët në mëngjes, teksa disa të tjerë e bëjnë më të mirën e tyre duke menduar deri natën vonë.
Qoftë nëse zgjoheni herët apo vonë, ju sigurisht që keni ritualet tuaja të vogla. Disa njerëz kanë nevojë për kafe në mëngjes, ndërsa disa të tjerë preferojnë të shkojnë në bëjnë gjimnastike para se të hanë mëngjesin.
Webfaqja sleepypeople.com ka mbledhur informacione për njerëzve më të suksesshëm në botë, për të zbuluar nëse ka ndonjë sekret për të arritur suksesin duke u bazuar në gjërat që ata i kanë bërë sapo janë zgjuar.
Lexoni ato më poshtë:
1. Steve Jobs
Bashkë-themelues i Apple kishte një vlerë monetare neto: $11 miliardë deri pas vdekjes më 2011. Momente të rëndësishme: lançimi i iPod dhe iTunes dhe revolucionalizimi i industrisë së muzikës
Rutina e mëngjesit: Çdo mëngjes, Jobs shihej në pasqyrë dhe e pyeste veten, “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës , a do të isha i lumtur me atë që do ta bënte sot?”. Nëse ai përgjigjej “jo” disa herë për disa ditë rresht, atëherë ai e dinte se diçka duhet të ndryshonte.
2. Mark Zuckerberg
Bashkë-themelues i Facebook. Momente të rëndësishme: Arriti ta bëj Facebookun rrjetin më të popullarizuar social në botë
Rutina e mëngjesit: Zuckerberg njihet mjaft mirë për veshjen e njëjtë çdo ditë, pasi që ai njëherë kishte thënë se kjo i jep atij mundësi për të marrë një vendim më pak. Ai e fillon ditën me pak gjumë, shpesh duke qëndruar deri në 6 të mëngjesit duke folur me programerët në internet.
3. Winston Churchill
Momente të rëndësishme: Bëri që Britania të fitojë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Rutina e mëngjesit: Churchill zgjohej në ora 7:30 të mëngjesit por qëndronte në shtrat deri në ora 11 duke ngrënë mëngjes, duke lexuar gazetën dhe duke u diktuar sekretarëve të tij.
4. Barack Obama
Momente të rëndësishme: Fitoi 69.5 milionë vota më 2008 në zgjedhjet presidenciale, që është shuma më e madhe që një kandidat për president ka fituar ndonjëherë.
Rutina e mëngjesit: Obama mban një rutinë strikte të stërvitjeve në mëngjes në orën 6:45, para se të hajë mëngjesin me familjen e tij dhe të ndihmojë vajzat e tij për t’u bërë gati për shkollë.
5. Bill Gates
Bashkë-themelues i Microsoft. Momente të rëndësishme: Luajti një rol të rëndësishëm në lançimin e PC-ve në mbarë botën me sistemin operativ Windows të Microsoft, dhe bëri që kompania e tij të jetë një nga kompanitë kryesore në botë.
Rutina e mëngjesit: Gates është i njohur si një ‘avokat’ i shëndetit të mirë dhe kalon një orë duke vrapuar në pajisjen për vrapim dhe duke shikuar kurse nga ‘Teaching Company’ ndërkohë.