Çfarë do të ndodhë më 6.06.2016 …

Komuniteti i ndjekësve të Satanait në SHBA e ka të shënuar datën 6 qershor 2016. Kjo pasi data korrespondon me numrin 666, që njihet si “Numri i Djallit”.

Ky komunitet besimtarësh organizon evente në të gjithë botën në këtë datë. Tempulli satanik i Los Angelesit bëri të ditur se ka organizuar evente në pesë pika të ndryshme të qytetit, sipas një programi sekret.

Ata thonë se vendet ku do të mblidhen ndjekësit mund të lokalizohen me GPS dhe formojnë pentagramin e shenjtë, ose siç njihet ndryshe, ylli me pesë cepa. Ndjekësit e Lancasterit do të mblidhen për të mbështetur Steve Hill, i cili kandidon për në senat. Linja politike e Steve Hill, i cili është pjesë e këtij komuniteti, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e SHBA’ve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një komunikatë, Tempulli Satanik sqaron se “do të jemi krah njerëzve të mirë të Lancasterit dhe do të kërkojmë të drejtën kushtetuese për liri individuale, lirinë e shprehjes dhe ndarjen e kishës nga shteti”. Ndjekësit e këtij sekti thonë se respektojnë çdo qenie njerëzore dhe kafshët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?