Çfarë do të ndodhë tashmë me Obamën kinez?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do ta lërë Shtëpinë e Bardhë në Janar, por a do të thotë kjo se edhe “Obama kinez” do të mbetet pa punë gjithashtu?

Xiao Jiguo,  një aktor kinez 30 vjeç, u bë i famshëm pas ngjashmërisë së madhe që ai ka me presidentin në largim. Por, fama e Xiao lidhej me popullaritetin e politikës së jashtme amerikane, gjë që kishte një ndikim direkt në karrierën e tij.

“Njerëzit e mediave, programet televizive dhe ata që bëjnë filma ishin të shqetësuar të më ftonin mua pasi mendonin se kjo mund të shihej si diçka politike. Derisa Presidenti Obama mban ende postin, edhe mua më duhet të mbart mbi vete faktorët politik që vijnë me rolin, por pasi ai të largohet, rruga ime si aktor mund të bëhet më e qartë”,- thotë Xiao për BBC.

Më pas, në vitin 2008, një nga kolegët e tij të punës i kishte thënë se ai dukej si Barack Obama. Atëherë Xiao nuk e kishte idenë kush ishte President Obama, pasi nuk e ndiqte politikën. Por, ai shfrytëzoi mundësinë dhe filloi të imitonte Obamën, gjestet e tij, shprehjet dhe mënyrën e veçantë të të folurit.

Në një mënyrë të çuditshme, karrierat e tyre ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Dhe që nga momenti kur Obama u zgjodh dhe u betua si President, Xiao fillojë me imitimin e tij. Xiao flet shumë pak anglisht, por kjo kurrë nuk e ka ndaluar atë. Ai madje ka zhvilluar edhe një shprehi për të krijuar fjalë, që tingëllojnë anglisht kur ai “jep fjalime” gjatë performancave të tij.

SHKARKO APP