Çfarë i largon gratë nga seksi?
Ndonjëherë sikurse meshkujt, edhe gratë mund të ftohen nga seksi
Pastërtia është një ndër gjërat më të rëndësishme në marrëdhënie. Femrat janë mjaft të ndishme për erën e gojës dhe të djersës. Nëse partneri i një gruaje vazhdimisht mbanë erë djerse apo i vije era e gojës vazhdimisht, ajo dalë ngadalë do të largohet nga ai, e as seksi nuk do ta tërheq më.
Ndonjëherë dimë të mos ngopemi së ngrëni. Dhe femrat kur fillojnë të shtojnë peshë, mund ta humbin vetëbesimin, gjë që do t’i largojë nga seksi.
Nëse është duke kaluar fazë stresuese në punë ose në familje, për një kohë mund të mos ketë dëshirë për seks.
Gratë pas fazës së lehonisë mund të bien në depression të shtatzanisë, gjë që mund të ndikojë në largimin e saj nga seksi.
Anti depresantët gjithashtu mund të jenë shkas të largimit të saj nga seksi.