Çfarë ka në plan PD? Forca të shumta policie vrapojnë përgjatë Bulevardit
Mbetet mister skenari i protestës së PD. Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit kanë lëvizur drejt sheshit Skënderbej. Nuk dihet se si do të vijojë protesta e PD, por protestuesit të shoqëruar dhe nga forcat e policisë po lëvizin përgjatë bulevardit të madh.
Protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha. Pas këtij momenti janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.
Po ashtu protestuesit kanë tërhequr gardhin që policët kishin vendosur para turmës së protestuesve, para kryeministrisë. Shoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë. Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë.
KOHA JONË SONDAZH

