Çfarë kërkojnë femrat te një mashkull

 

Ka disa femra që nuk kënaqen kurrë me cilësitë që mund t’u ofrojë një mashkull dhe kërkojnë gjithmonë e më tepër. Por a do ta gjejnë vallë ndonjëherë atë që kërkojnë? Ja çfarë mendojnë apo kërkojnë këto femra nga partneri i tyre:

Nuk çaj kokën se a do të të bëj të krenohesh me mua, por a do të më bësh mua të ndihem e mrekulluar
Jo vetëm që e njoh veten, por edhe e dua veten. Më nevojitet një mashkull i cili nuk ka krizë identiteti. Mashkull i cili di sa vlen, e jo të sillet me arrogancë.

Nuk çaj kokën për qëndrimet e mia, por për tuajat
E di kush jam dhe çfarë jam. Për ty nuk jam edhe aq e sigurt. E di çfarë më intereson dhe në çfarë besoj. Nuk kërkoj që mashkulli të mendojë njësoj sikur edhe unë, mirëpo më nevojitet një mashkull që ka qëndrim, të cilin mund ta respektoj dhe të mësoj nga ai.

E kaluara ime nuk ka rëndësi, ndërkaq jotja po
Kam të kaluarën time, mirëpo e di se si të përballem me të. Më nevojitet një mashkull i cili nuk do të lidhet me mua duke menduar për vragat dhe humbjet e veta. Më nevojitet mashkulli i cili është këtu, i cili nga e kaluara ka mësuar, por të kaluarën të mos e marrë me vete.

Nuk brengosem fare që jam e vetmuar, nuk dua të jem me personin e gabuar
Nuk dua të jetoj me dikë vetëm sa për ta pasur pranë. Më nevojiten afshi, seksi i zjarrtë dhe ndjenja që në lidhjen me të të ndihem mirë pothuajse sikur në lidhjen me vetveten.

Nuk çaj kokën për performancën time seksuale, mirëpo për tënden po… 
Meshkujt kaherë nuk i pyes si kanë qenë. Kërkoj mashkullin, i cili nuk do të ndalet kur ejakulon. Ai duhet të vazhdojë, sepse më krijon kënaqësi kur ma plotëson dëshirën. Ai është bandill i cili nuk mendon që seksi përfundon kur ai kënaqet. /përshtatur në shqip nga Telegrafi.

SHKARKO APP