Çfarë mase do të marrë PS-ja për Elisa Spiropalin? Deputeti Malaj: Vendimi merret pas diskutimit në grup

Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Erion Malaj komenton paralajmërimin e bërë nga Taulant Balla për Elisa Spiropalin, pasi kjo e fundit mungoi në seancën kur u votua për imunitetin e Belinda Balluku.

Malaj u shpreh se nuk ka ende një vendim dhe se çdo qëndrim merret vetëm pas diskutimeve në grupin parlamentar.

“Unë nuk marr apo nuk shpall asnjë vendim pa e konsultuar këtë me grupin parlamentar. Nuk kam çfarë të them tani, sepse nuk është diskutuar ende”,-tha ai në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, grupi parlamentar i PS zhvillon mbledhje të rregullta, ku diskutohen të gjitha çështjet dhe votimet që lidhen me seancat e radhës. ”Kur kemi bërë mbledhjet e kaluara, asnjë nga kolegët nuk ka shprehur mendim ndryshe apo shqetësim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?