Çfarë mëson kur bëhesh 40 vjeç.

Pamela Druckerman është një kolumniste për të famshmen “New York Times” dhe jeton në Paris. Por shkrimi i saj ( I shkruar në vitin 2014), që rrëfen për përballjen me moshën 40-vjeçare (sot ajo është 47 vjeç), tingëllon i vërtetë për çdo grua apo burrë që sapo ka hyrë, është në të 40-tat, apo po bëhet gati të ndërrojë prefiksin.

Nëse gjithçka shkon siç kam planifikuar, unë do të bëhem shumë shpejt 44 vjeç . Deri tani, në jetën time si e rritur, kam qenë e aftë të nxjerrë kuptimin e një dekade, vite pasi ajo kishte përfunduar. Kuptova me kalimin e kohës se nuk duhet t’i shpenzoja të 20-tat e mia duke kërkuar si e çmendur për një burrë; duhet të ndërtoja karrierën dhe t’i gëzohesha frymëmarrjeve të fundit të lirisë. Pastaj kalova të 30-tat duke analizuar të gjitha mllefet e mbledhura nga të 20-tat.

Këtë rradhë, vendosa që të flas për dekadën, pa e lënë atë të më kalojë. Të jesh 44 vjeç në Paris – në qendrën botërore të ekzistencializmit- nuk të ndihmon aspak. Me përzierjen e tyre të famshme të pesimizmit dhe delikatesës, francezët e konsiderojnë këtë periudhë si “krizën e të 40-tave” më pas kalojnë tek “kriza e të 50-tave” dhe tek “djalli i mesditës” (siç një shkrimtar francez shpjegon kur një burrë në të 50-tat bie në dashuri me dadon e fëmijëve.)

40-vjeçarët modernë janë aq të zënë me punë, sa është e vështirë për t’i vlerësuar ata. Sociologët e quajnë “ora e re e traÞkut”, kur karriera dhe rritja e fëmijëve arrijnë një kulm përplasjeje. Sot, profesionistët 40-vjeçarë janë gjenerata e dyÞshit të rrogës dhe dyÞshit të kalamajve (binjakë më saktë.) Letërsia ekzistuese i trajton 40-vjeçarët si brez në tranzicion. Viktor Hygo dikur i quante të 40-tat “mosha e vjetër e rinisë”.

Në Paris je 40 vjeç kur kamarieri të thërret “madame” pa të shkelur syrin. Një opinion i përgjithshëm thotë se kur 40 vjeç je ende logjikisht i ri edhe pse çdo gjë përkeqësohet: shëndeti, fertiliteti, siguria se një ditë do të përfundosh duke lexuar “Hamletin” dhe do jesh e lumtur që di të gatuash presh. Mes miqsh të mi ekziston një gjendje “tani ose kurrë” që do të thotë: “Kemi ende kohë për një akt të dytë, por na duhet të nxitojmë.”

Mendoj se një nga tranzicionet më të mëdha të moshës 40 vjeç, është kur kupton se ja kemi dalë të mësojmë dhe të rritemi pak. Ndoshta 10 vjet më vonë, këto zbulimet e të 40-tave do të duken naïve. (Milingonat i dallojnë molekulat,’ më tha dikur njëri në universitet) Por tani për tani, për të çimentuar arritjet tona të vogla, ja ku janë disa gjëra që i dimë sot dhe nuk i dinim një dekadë më parë:

-Nëse shqetësohesh më pak se çfarë njerëzit mendojnë për ty, mund të arrish që të marrësh një informacion të jashtëzakonshëm mbi ta. Nuk largohesh më nga bisedat duke pyetur veten “Çfarë ishte ajo që sapo ndodhi?” Mendimet dhe qëllimet e të tjerëve më në fund dalin në dritë!

-Njerëzit gjithmonë përpiqen të të redaktojnë opinionin që ti ke mbi ta. Në raste ekstreme, ata duan të të transmetojnë një moto personale si “Jam një prind i qetë” “Fitoj shifra me 6 zero, por jam ende në fund të listës.” “Jam origjinal dhe nuk përpiqem të projektoj një imazh.”

-8 orë gjumë pa asnjë valium, është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës. E dini çfarë? Hiqeni atë pjesën e valiumit!

-Nuk ka “të rritur”. Ne e dyshojmë këtë kur jemi më të rinj, por e konfirmojmë kur jemi ne që duhet të shkruajmë për veten tonë apo shkojmë në takim me prindër. Të gjithë thjesht shtyhen përpara, disa e bëjnë duke projektuar më shumë vetëbesim.

-Nuk ka shpirtra binjakë. Jo në sensin tradicional. Kur isha tek të 20-tat, dikush më tha se çdo person kishte jo një, por 30 shpirtra binjakë në këtë tokë. (Po,’ tha një kolegu im, kur e informova mbi këtë fakt, “ndaj po përpiqem të bëj seks me të gjitha ato.” ) Në fakt, “Shpirti binjak” nuk është një gjendje ekzistuese. Është një titull i fituar. Shpirtrat binjakë gatuhen me kalimin e kohës.

-Do të të ikin nga duart disa pothuajse-shpirtra binjakë. Kjo është e vërtetë edhe për shoqëritë. Do të ndeshësh shumë njerëz të jashtëzakonshëm në jetë me të cilët ke ndarë qoftë një mbrëmje apo disa ditë. Tani ata jetojnë në Kanada dhe nuk do t’i shohësh më kurrë. Kështu është jeta.

-Skenat emocionale janë shumë të lodhshme dhe të pakuptimta. Në një dasëm, shumë vite më parë, një burrë anglez më i madh se unë, më gjeti në një cep duke qarë dhe më shpjegoi se thjesht po kaloja një moment emocional. Kur bëhesh 40 vjeç, këto lloj skenash nuk janë më të rëndësishme. Sa për fillim, nuk të fton njeri në dasëm dhe ti dhe partneri yt, i njihni aq mirë ritualet e sherreve, saqë mund t’i nisni e t’i mbyllni ato në të qindtën e sekon

Falini ishat tuaj, edhe nëse janë sjellë keq. Ata po shtyheshin përpara gjithashtu.

-Kur takon dikë tmerrësisht tërheqës, bëhu e kujdesshme, mos u ngazëlle! Kur bëhesh 40 vjeç, je një mjeshtre e të dalluarit të narcisistëve, përpara se të të shkatërrojnë jetën. Ti e di se “e mirë” nuk është një cilësi e mjaftueshme për shoqëri, por është e domosdoshme.

-Sjelljet rinore të njerëzve mund të kthehen në patologji kur bëhesh 40 vjec. Çfarë duket e adhurueshme kur je 20, mund të jetë shqetësuese kur je 30 dhe e rrezikshme kur bëhesh 40. Gjithashtu, në të 40-tat, ti sheh një lloj skice se si miqtë e tu do të bëhen kur të shkojnë 70.

-Çfarë je ti është universale. Vlerësimi im jo-shkencor është se ne jemi 95% njësoj me të tjerët dhe 5% të veçantë. Kur e kupton këtë, zhgënjehesh pak, por edhe çlirohesh.

-Por ti e gjen tribunë tënde. Komediani i famshëm Jerry Seinfeld, tha në një intervistë se një nga pjesët më të preferuara të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Emmy” ishte kur kolegët e tij skenaristë u ngjitën në skenë të merrnin çmimin. “ I pashë të duken ashtu të çmendur, si pa forma, pa stil. Dhe mendova: “Ky jam unë. Kështu jam unë. Ky është grupi im!” Kur bëhesh 40 vjeç, nuk të intereson të jesh me grupin e njerëzve “cool”, por me grupin e njerëzve me të cilët do të rrish.

-Thjesht thuaj “Jo!” Mos fto për drekë askënd me të cilin nuk do të doje të haje drekë. Ata do të zhgënjehen shumë më pak se ç’mendon ti.

-Nuk ke përse të vendosësh nëse Zoti ekziston. Ndoshta ai ekziston, ndoshta jo. Por kur ke nisur të shqetësohesh se Agjensia e Sigurisë Kombëtare (NSA) po lexon email-et e tua, më mirë të mos e dish, që ka edhe një tjetër që të vëzhgon nga lart.

Dhe në fund, disa këshilla të përvetësuara nga 4 dekada eksperiencë:

Mos blini xhinse më të vogla se ç’i vishni, duke shpresuar se do të dobësoheni shumë shpejt.

Nëse të fton dikush që punon në industrinë e modës, apo duhet të shkoni në një event, mos zgjidhni gjënë më “fashionable” të momentit. Thjesht vishuni me të zeza.

Nëse ju pëlqen një veshje në manikin, merrni ekzaktësisht atë që shihni në kombinim. Mos u përpiqni të ri-krijoni vetë look-un.

Është OK, nëse nuk ju pëlqen muzika xhaz.

Nëse pyesni veten: “Ai e ka atë të dashur apo gocë?” e ka të dashur.

Kur nuk jeni e sigurt nëse është grua a burrë, është grua.

Përshtati në shqip: Anabel.al

SHKARKO APP