Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes

Pyetja se çfarë ndodh me ne pasi vdesim mbetet ende një nga misteret më të mëdha të jetës, pasi asnjë nuk e di në të vërtetë se çfarë qëndron përpara.

Por njerëzit që janë shpallur klinikisht të vdekur për një periudhë kohore besojnë se mund të kenë përgjigjen. Këta njerëz besojnë se mund të japin një pasyrë mbi atë çfarë ndodh pas vdekjes dhe kanë treguar histori mbi ndjenjat e paqes, takimi me njerëzit e dashur që kanë vdekur shumë kohë më përpara madje edhe me Perëndinë. Por një tjetër histori tronditëse e padëgjuar asnjëherë më parë është rrëfyer.

Një person ka thënë se ishte në ferr dhe ka parë djallin duke e përshkruar si të ishte një “milingonë gjigande zjarri duke ecur mbi lavë”.

“Rreth 20 vite më parë ishte klinikisht i vdekur pas kisha marrë mbidozë. Nuk jam i nëse kam vdekur ndërsa flija gjumë, por me të vërtetë mbaj mend që isha në ferr. Djalli ishtë një milingonë gjigande zjarri duke ecur mbi lavë, dhe ishte e çuditshme pasi un kurrë nuk kam pasur frikë nga milingonat, vetëm një rast kur isha 5 vjeç. Unë ia kam treguar këtë histori vetëm 4 personave por mendoj se kjo do të frikësonte shumë njerëzit duke e ditur se do të shkoj në ferr sepse e di që ekziston një tjetër jetë.”

Ndërsa në tjetër person shprehet se bota tjetër ishte shumë e paqtë: “Skishte drita, dyer të parajsës, ëngjëj, kishte vetëm paqe.”

Janë të shumta rrëfimet mbi atë se çfarë ndodh pas vdekjes dhe secili nga ata a tregur një version të tijin por mbetet për tu provuar me shkencë të gjitha hipotezat.

SHKARKO APP