Çfarë ndodh nëse Kushtetuesja pranon ose rrëzon “Veliajn”? Ja skenarët …

E ardhmja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës mbetet pezull dhe tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të vendosë nëse Erion Veliaj do të mbetet në detyrë, edhe pse ndodhet në burg apo nëse do të hapet gara për kryebashkiakun e ri mes Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit.

Pas një seance publike që zgjati rreth shtatë orë, ku përballë gjyqtarëve u ballafaquan përfaqësuesit e qeverisë, presidencës dhe vetë Veliaj, Kushtetuesja duhet të shpallë brenda 30 ditëve vendimin e saj të arsyetuar. Megjithatë, burime nga Top Channel bëjnë të ditur se për shkak të interesit publik, vendimi mund të komunikohet që në fillim të javës së ardhshme.

Veliaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shfuqizojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve më 9 nëntor dhe të mos njohë vendimin për shkarkimin e tij. Si pasojë, procesi zgjedhor është pezulluar deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre janë skenarët që gjyqtarët kanë në tryezë:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Rrëzimi i kërkesës së Erion Veliajt, çka do të hapte rrugën për zgjedhje të pjesshme në Tiranë;
  2. Pranimi i plotë i kërkesës, që do ta rikthente Veliajn në detyrë dhe do të anulonte zgjedhjet;
  3. Pranimi i pjesshëm, i cili është pak i mundshëm, pasi kërkesat e Veliajt janë të ndërlidhura.

Nëse Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt, zgjedhjet nuk do të mbahen më 9 nëntor, pasi kompetenca e Presidentit për të caktuar një datë të re është tashmë ezauruar. Kjo do të thotë se vetë Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë periudhën e zhvillimit të tyre.

Sipas argumenteve të juristit Ilir Rusmaili, zgjedhjet mund të zhvillohen 30 deri në 45 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës. Kështu, nëse vendoset për mbajtjen e tyre, afati më i afërt shihet në dhjetor, ndërsa më i largëti në mes të janarit 2026.

Për momentin, mbetet vetëm të pritet vendimi që do të përcaktojë nëse Tirana do të ketë zgjedhje të parakohshme apo do të drejtohet sërish nga Erion Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?