Çfarë ndodhë nëse gratë kanë menstruacione në hapësirë?
Hapësira është një temë e çuditshme dhe misterioze për të gjithë. Sally Ride u bë gruaja e parë amerikane që shkoi në hapësirë në vitin 1983. Stafi mjekësor i NASA-s nuk ishin të sigurt se si do të ndikonte mikro graviteti ndaj femrës kur është do të jetë me menstruacioneve, çfarë saktësisht do të ndodhë në qoftë se gratë kanë menstruacionet në hapësirë? Do të ndodh ajo që duhet dhe a mund të shkaktojë probleme shëndetësore?
Nëse një grua është me menstruacione në hapësirë nuk është shumë më e ndryshme se ajo që është në Tokë. Gratë kanë jetuar dhe punuar në hapësirë për dekada. Por këtu është problemi: të gjitha të dhënat në dispozicion janë për periudha me mision të shkurtër. Hulumtuesit tani pyesin se çfarë do të ndodhë kur astronomët femra do të nisin në një misionin të gjatë?
Sistemet e deponimit të mbeturinave në bord nuk janë të përgatitura për të përpunuar gjakun menstrual sepse sistemi i tualeteve është i lidhur me sistemin e rikuperimit të ujit (e cila riciklon urinën në ujë të pijshëm). Pra nëse gjaku menstrual kalon në këto sistemi nuk do të bëhet e mundur uji i pijshëm dhe sistemi do të shfaq problem. Higjiena personale është aq ideale në hapësirë për shkak të objekteve dhe furnizimet me ujë të kufizuar, kështu që nëse një grua është me menstruacione nuk është aq komode sa ajo në Tokë dhe kushtet për një higjienë sa më të pastër ende nuk janë të mundura.
Por mënyra më i popullarizuar për të mbajtur pastër higjienën është një IUD (pajisje intrauterine), e cila futet në mitër nga një mjek dhe mund të përdoret për tre deri në pesë vjet. Por aftësia për të shtyrë periudhën e një gruaje varet shumë nga lloji i IUD të përdorur. Ka dy lloje të IUDs: bakri dhe hormonal, ku kjo e fundit është më i efektshme.
Por një gjë është e sigurt, astronomët femra duhet të kuptojë gjendjen e tyre para se të shkojnë në një planet të ri për një kohë të gjatë.
Burimi: Science Alert/Përshtati: Redjon Shtylla