Çfarë nënkupton fitorja e Merkel për shqiptarët? Si e komenton ambasadorja gjermane në Tiranë
Edhe për 4 vitet e ardhshme, Angela Merkel do të jetë sërish në krye të qeverisë gjermane. Por si përkthehet fitorja e saj, çfarë ndryshon në marrëdhënie me Shqipërinë e shqiptarët?
Sipas ambasadores gjermane në Tiranë, Suzane Schutz, fitorja e katërt rradhazi e “zonjës së hekurt”, do të thotë në parim një vijim i marrëdhënieve të mira Shqipëri-Gjermani dhe mbështjetjee plotë e integrimit të Ballkanit në BE.
“Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë. AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.”-tha Schutz.
Këto zgjedhje kanë qenë mjaft delikate jo vetëm për faktin se CDU e Merkel ka marrë një rezultat më të vogël se ai i vitit 2013 (5% më pak), por edhe për deklaratën e Schultz, i cili u shpreh se nga sot e tutje, socialdemokratët do të jenë opozita e re e vendit, duke lënë kështu të kuptohet se një koalicion nuk do të jetë i mundshëm.
Fill pasi sondazhet e shpallën fituese, Merkel foli edhe për hyrjen në Budestag të partisë nacionaliste, duke e konsideruar një shqetësim të madh.
“CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën. Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim.Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshme. Fushata zgedhore është drejtuar mjaft mirë”, shtoi ajo.