Çfarë nuk duhet të hani kur jeni me stomakun bosh
Stomaku reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara kur ai është bosh. Disa ushqime të shëndetshme nuk mund të hahen në këtë rast. Ato mund të shkaktojnë diarre, dhimbje stomaku dhe shqetësime të tjera.
Mësoni se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të hani me stomakun bosh:
1. Hani vezë
Studimet tregojnë se ngrënia e vezës në mëngjes redukton kaloritë. Mund t’i hani të skuqura ose të ziera.
2. Shmangni domatet
Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulçerën.
3.Hani tërshërë
Tërshëra është përbërësi perfekt për mëngjes, i cili mbron murin e stomakut nga aciditeti.
4. Shmangni kafen
Pirja e kafesë apo çjajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje. Gjithashtu, ajo mund të nxisë aciditetin e lartë të stomakut.
5. Hani shalqi
Shalqiri përmban shumë ujë dhe është një hidratues perfekt. Ai përmban likopene që janë të mira për zemrën, lëkurën dhe gjakun.
6. Shmangni qitron (fruta të ngjashëm me të)
Portokalli, limoni dhe qitro mund të shkaktojnë shumë probleme te njerëzit me inflamacion të ulët në ezofag.
7. Hani boronicat
Boronicat janë të mrekullueshme për mëngjes. Ata nxisin funksionimin e metabolizmit, rregullojnë presionin e gjakut dhe përmirsojnë kujtesën.
8. Shmangni pijet me sheqer
Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet nxisin dëshirën për të ngrënë.
9. Hani arra
Arrat ulin rriskun e shfaqjes së ulçerës sepse normalizojnë nivelin e pH në stomak.
10. Shmangni kosin
Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes.