Çfarë po ndodh me prezantuesit e IN.TV?

Jo pak kolegë gazetarë e jo vetëm janë habitur gjithë ditës teksa kanë parë, që prezantuesit e INTV kanë paralajmëruar grevë. Përmes statuseve në rrjetet sociale kjo të paktën është e bardha në të zezë, ata kanë nisur të shprehin disa pakënaqësi por jo të sqaruara mirë. Po se ç’po ndodh brenda dyerve të këtij televizioni vështirë të thuhet me siguri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 E ne nisëm kërkimet…
 Nga një kërkim i hollësishëm kuptuam përmes reklamave, që shfaqen në IN.Tv se në të gjithë muajt  e verës edhe në gusht kur të gjithë ekranet e tjera marrin pushime programi i TV do të jetë plot me emisione.
 Duke bërë një lidhje logjike kupohet se qëndrimet e prezantuesve të IN.Tv mund të lidhen me ditët e pushimit. Mbase kjo do jetë e drejta që dhe vetë ata e thonë nëpër statuse se po ju shkelet.
 Po deri më tani vetë stafi drejtues dhe administratoret e televizionit rinor nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar. Ndërsa vetë prezantuesit që kanë marrë përsipër protestën deklarojnë se arsyet dhe masat e mëtejshme do ti bëjnë të ditura në ditët në vijim.
 Ne donim të mësonim me këmbëngulje edhe më shumë dhe u përpoqëm të kontaktojmë me disa nga prezantuesit, por ishte e pamundur të dilte ndonjë informacion shtesë, mesa duket gjithçka tjetër e pazbardhur “zjen” brenda IN.TV.
 Atëherë presim në orët në vazhdim për të mësuar se çfarë do të ndodhë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?