Çfarë po ndodh në Kuvend? Noka i hedh bidonin me ujë Ballës
Një tjetër incident është shënuar këtë të enjte në sallën e Kuvendit, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të seancës plenare për shkak të tensioneve të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Debatet verbale kaluan në përplasje më të ashpra. Në një moment kulmor të tensionit, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka hedhur një shishe uji në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në momentin kur kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë ishin fikur, çka ka bërë që incidenti të mos pasqyrohet i plotë për publikun, por të konfirmohet nga burime brenda sallës.
Sipas dëshmive, akti ka ardhur pas një shkëmbimi të ashpër replikash mes palëve, duke reflektuar klimën e tensionuar politike që ka shoqëruar prej kohësh punimet parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

