Chelsea fiton me vuajtje ndaj Evertonit, Broja luan për disa minuta (VIDEO)

Chelsea e nis me “këmbën e mbarë” sezonin e ri në Premier League, duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Evertonit në transfertë. Blutë e Londrës në fakt do të vuanin jo pak presionin e vendasve. Armando Broja u aktivizua na 25 minutat e fundit të ndeshjes, duke llogaritur 10 minuta shtesë.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 74-të, por pa mundur që të linte gjurmë në këtë ndeshje, edhe pse tentoi dy herë me kokë. Rezultati në fakt u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 9-të të shtesës së pjesës së parë.

Pas një penalltie të fituar, Jorginho arriti që të realizonte. Lajmi i keq për Tuchel në këtë ndeshje ishte dëmtimi i dy mbrojtësve të qëndrës, Koulibaly dhe Thiago Silva. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP