Chelsea ofron më shumë seç ka klauzolën Icardi

Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea është duke bërë gati të bëjë një transferim të bujshëm për stinorin e ri. Antonio Conte po dëshiron t’i ketë dy top sulmues në skuadër dhe ia ka vënë syrin sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Kapiteni i ‘Neroazzurrëvve’, ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 15 gola në Serie A. Kjo ka bërë që Chelsea të jetë e gatshme të thyej rekordin në histori të klubit për transferimin e Icardit.

Sipas medieve angleze londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 115 milionë euro për transferimin e Icardit në ‘Stamford Bridges’. 24-vjeçari po vlerësohet si sulmuesi më i mirë në Evropë dhe për këtë Chelsea dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse oferta është tejet e lartë, vështirë të besohet se kapiteni do ta lë skuadrën e tij. Ai ditë më parë ia ka mbyllur dyert Real Madridit duke i qëndruar besnik Interit dhe besohet se kështu do të veprojë edhe me Chelsean.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Icardi ka një kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2021. Reprezentuesi i Argjentinës iu bashkua skuadrës zi kaltër në verën e vitit 2013 nga Sampdoria për 13 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?