Çifti më i vogël në botë: Duam një fëmijë

Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino kanë një jetë të lumtur së bashku. Çifti është dy nga njerëzit më të vegël në botë. Petite Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino të dy kanë format e nanizmit. Brazilianët janë shpresëdhënës për lartësitë e tyre dhe janë pjesë e Librit Guines të Rekordeve Botërore.

Paulo, 30 vjeç nget makinën dhe punon si sekretar ligjor. Ai madje ka ambicie për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e tij të Itapeva, Brazil.

Ndërkohë Katyucia, 26 vjeç, zotëron një sallon bukurie të suksesshëm të përshtatur posaçërisht për lartësinë e grave të vogla. Katyucia tha se: “Ishte një ëndërr që e kam pasur prej një kohë shumë të gjatë”,- thotë ajo.

Çifti u takuan në një faqe interneti rreth 10 vjet më parë dhe filloi të bisedonte në MSN Messenger.

Tani ata kanë menduar që të kenë dhe fëmijë, por shtatzënia e saj është me rrezik të lartë. “Ne kemi vendosur që t’ia lëmë në dorë momenti. por duam të jemi një familje normale”, thotë Katyucia Hoshino.

Burimi: Mirror/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP