Çifti ndahet pas 60 vitesh, arsyeja e dhimbshme

Pas më shumë se gjashtë dekada martesë një çift të moshuarish janë detyruar të ndahen, duke jetuar larg njëri-tjetrit për arsye se azili i pleqëve ku ata jetojnë nuk ka më hapësirë.

Çfiti kanades Wolf dhe Anita Gottschalk janë martuar në vitin 1954 dhe kanë qenë bashkë që atëherë.

Nipërit e tyre thonë se ata janë mërzitur shumë nga kjo ndarje e detyrueshme dhe shëndeti u është përkeqësuar.

“Ata qajnë sa herë që takohen me njëri tjetrin dhe kjo është e dhimbshme” janë shprehur ata.

Dy të moshuarit janë kujdesur për njëri-tjetrin gjatë kohës që kanë qëndruar bashkë, por tashmë ata e kanë të pamundur një kujdesje të tillë.

Përfaqësues të institucionit kanë deklaruar se po punojnë që të ribashkojnë çiftin dhe shpresojnë që një gjë të tillë ta bëjnë javën e ardhshme.

2

3

4

5

6

7

8

9

SHKARKO APP