Çifti udhëtoi tërë botën për 8 vite me rulo

Një çift anglez ka udhëtuar më shumë se 75 mijë milje nëpër botë me një rulo të vogël.

Lauren 27 vjeç dhe Craig 33, të dy nga Brighton, kanë shijuar pushimet për 8 vjet me radhë në tërë botën.

Çifti që u njohën sëbashku në një piceri teksa prisnin porosinë, tani janë drejtuar për në Amerikën e Veriut.

Ata kanë lënë pas vende nga Australia, Kanadaja, Azia, Amerika Jugore e Qëndrore, Zelanda e Re dhe Europa.

Megjithatë duket se qëndrimi në një vend nuk është pjesë e jetës së tyre.

Me rulon e tyre që e kanë quajtur Daphne, të cilën e blenë vetëm 2900 dollarë çifti ka prekur pjesë nga e gjithë bota.

Ndërkohë që shumë çifte e kanë të vështirë të dalin qoftë dhe për një fundjavë, Craig dhe Lauren për 8 vite radhazi janë në lëvizje të vazhdueshme.

rulo2 rulo3 rulo4 rulo5 rulo6 rulo7 rulo8 rulo9 rulo10 rulo11

SHKARKO APP