”Cigarja” e Koplikut dhe tymosja në kuvend

Rrjete sociale, çdo ditë e më shumë paraqesin atë që jetohet. Ku shkojmë, kë takojmë, çfarë konsumojmë, ku jemi etj. Sot në disa portale, po qarkullon një foto në të cilën ka deputeten demokrate, Irma Kopliku. Vetë deputetja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga një eveniment, ku ka qenë.

znj.Kopliku ka qenë në një dasëm shkodrane, nga e cila ka shpërndarë disa foto. Deputetja shkodrane në postimin e saj e ka uruar çiftin e ri për martesën, por sipas portaleve ka diçka që nuk shkon në një nga fotot e saj.

Një tavëll cigaresh ndodhet mbi tavolinën ku ajo qëndron, e mbushur me bishta cigaresh. Sigurisht, kjo përbën shkelje gjersa dasma zhvillohet në një ambient të mbyllur.

”Nuk dihet nëse këtë gjë e ka bërë vetë deputetja, por mund të themi se ajo është treguar tolerante në këtë rast përderisa e di mjaft mirë që ky veprim përbën shkelje ligji”, fraza e përdorur nga rrjetet sociale.

Deputetja nuk ka reaguar por në të tilla raste, cigarja nuk është një produkt i paparë në të tillë feste, pasi dhe në kafen e kuvendit, kemi parë deputetë që kanë tymosur, madje dhe vetë Kryeministrin.

irma-1

Rama cigare

SHKARKO APP