Cigarja e lënë në mes kushton miliona

Një cigare e lënë përgjysmë nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, rreth 70 vite më parë është shitur në një për rreth 18 milionë lekë të vjetra gjatë një ankandi online.

“RR-Action” me bazë në Boston njoftoi se cigarja rreth 10 cm është blerë të mërkurën nga një koleksionues nga Florida, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kompania tha se Churchill po tymoste cigaren më 11 maj, 1947 në aeroportin Le Bourget, në Paris, kur e la në mes për të marrë avionin drejt Britanisë. E përfshirë në ankand ishte edhe një foto e Churchillit teksa tymoste cigaren në aeroport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Piloti britanik Cpl. William Alan Turner mori cigaren pasi ekuipazhi i tij kishte shoqëruar Churchillin dhe të shoqen në rrugën për dhe nga Parisi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cigarja “La Corona” e prodhuar në Havana të Kubës ka edhe emrin Churchillit, një prej kryeministrave më të famshëm britanikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?