Cila është erëza çudibërëse, për të cilën njerëzit nuk janë në dijeni (Foto)

Borziloku, erëza aromatike e cila shpesh përdoret në kuzhinë për t’u shtuar shije pjatave të ndryshme vjen me shumë përfitime të tjera, për të cilat njerëzit nuk kanë shumë dijeni.

 

Nga qetësimi i sistemit nervor, pastrimi i lëkurës nga njollat e deri tek pastrimi i enëve të gjakut, kjo erëz magjike ka shumë për të na ofruar. Më poshtë do të lexoni të gjithë vetitë kuruese dhe efektet pozitive të kësaj erëze në shëndetin e njeriut.

Borziloku mbron ADN-në dhe ka komponentë antibakteriale

Borziloku gjithashtu mbrojnë qelizat e trupit. Orientin dhe vicenin janë dy flavonoidet e tretshme në ujë, të cilat mbrojnë strukturat qelizore dhe kromozomet nga dëmtimet e jashtme. Borziloku parandalon gjithashtu shumimin e baktereve si listera, staphylococcus dhe Escherichia coli.

Borziloku ka veti anti-inflamatore
Një enzimë aktive e borzilokut ka fuqinë të bllokojë aktivitetin e një enzime tjetër të quajtur ciklooksigenazë, përgjegjëse për krijimin e inflamacionit dhe artritin rheumatoid.

Borziloku përmban lëndë ushqyese thelbësorë për shëndetin kardiovaskular
Kjo erëz është një burim natyral i vitaminës A, e cila përmban beta-carotene dhe antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe mbajtjes së nivelit të kolesterolit në normë.
Borziloku përmban gjithashtu magnez, mineral i cili nxit shëndetin kardiovaskular duke relaksuar muskujt dhe enët e gjakut duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duke ulur nivelin e kolesterolit dhe glukozën në gjak, kjo erëz mund të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër diabetit.

 

SHKARKO APP