Cilat agjenci e institucione mbeten pas “shkurtimeve” për Qeverinë e re. Ja lista
Grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi i ka paraqitur kryeministrit listën e plotë të agjencive dhe institucioneve që propozohen të mbeten pas shkurtimit të 40 prej tyre. Nga 141 agjenci dhe institucione, do të mbeten 104.
Raporti është hartuar pas studimit që grupi i punës u bëri agjencive sipas varësisë që ato kishin për çdo ministri.
Gazeta “Panorama” ka publikuar listën e plotë që është propozuar me institucionet e reja, sipas secilës ministri, pa bërë ende bashkimin apo shkrirjen e disa ministrive nga kreu i qeverisë.
Ajo që bie në sy është propozimi për të qenë nën varësinë e kryeministrit Agjencia e Titujve të Pronave, e cila pritet t’i bashkëngjitet dhe ALUIZNI dhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Nga 28 agjenci dhe institucione që kishte në varësi kryeministri, 7 prej tyre janë shkrirë, ose bashkuar me të tjera, duke propozuar 21.
Ajo që bie në sy është Ministria e Mjedisit, e cila drejtohej nga LSI gjatë katërvjeçarit të kaluar.
Ministrisë i Mjedisit i shkrihen 21 agjenci nga 23, duke i lënë vetëm dy agjenci, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e Bregdetit (4 sipas rajoneve) dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave.
Në disa nga ministritë, institucionet dhe agjencitë propozohen të organizohen në nivel rajonal, siç është skema e re e qeverisë, e ndarjes së Shqipërisë në katër rajone zhvillimore. Drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (në 4 rajone), që vijnë pas shkrirjes së drejtorive të Bujqësisë, ndërsa rekomandohet krijimi i një Bordi të Posaçëm pranë Kryeministrit për bujqësinë.
Në rang rajonal Ministria e Arsimit propozon të ngrejë 4 Drejtori të Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila i është bashkangjitur me organizimin e ri të qeverisë Ministrisë së Shëndetësisë, do të ngrejë Shërbimin Social Shtetëror në katër rajonet.
Po ashtu edhe Agjencia e Sistemit Shëndetësor Rajonal do të ngrihet në 4 rajone. Organizimi i ri i agjencive dhe institucioneve në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, parashikon ngritjen e 11 drejtorive spitalore rajonale dhe 24 drejtori spitalore bashkiake. G
rupi i punës i drejtuar nga Niko Peleshi analizoi 500 institucione varësie, agjenci dhe institucione të ndryshme, të cilat janë të shpërndara në mënyrë joproporcionale.
“Kemi një varietet të madh të punonjësve, nga institucione me 10 punonjës në institucione me 1400 punonjës. Nga analiza që kemi bërë, 20% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës, ndërkohë që rreth 50% e institucioneve kanë më pak se 30 persona në staf”, tha Peleshi në prezantimin e studimit.
Kryeministri
(Nga 28 agjenci/institucione që ka aktualisht propozohet të ketë 21)
Agjencia e Prokurimit Publik
Shkolla e Administratës Publike
Akademia e Shkencave
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Departamenti i Administratës Publike
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
INSTAT
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve Komisioni i Prokurimit Publik
Inspektorati Qendror
Komiteti Shtetëror i Kulteve Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Ujit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit Drejtoria e
Shërbimeve Qeveritare
Agjencia Telegrafike Shqiptare
Agjencia e Titujve të Pronësisë
Ministria e Drejtësisë (Nga 13 institucione/agjenci propozohen 12)
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës
Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit
Qendra e Botimeve Zyrtare
Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike
Instituti i Mjekësisë Ligjore
Avokatura e Përgjithshme e Shtetit
Komiteti Shtetëror i Birësimeve
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
Ministria e Financave (Nga 11 institucione/agjenci, propozohen 8)
Agjencia Kombëtare e të Ardhurave
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Drejtoritë e Thesarit (36 degë)
Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së Akredituar nga BE
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit
Ministria e Shëndetësisë
(Propozohen 8 institucione, 11 drejtori spitalore rajonale, 24 drejtori spitalore bashkiake dhe 4 agjenci rajonale të sistemit shëndetësor)
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Shëndetësi Agjenci të Sistemit Shëndetësor Rajonal (4 agjenci)
Instituti i Shërbimit Publik
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Spitali Universitar i Traumës
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore
FSDKSH
Ministria e Brendshme (Nga 10 institucione/agjenci, propozohen 6)
Policia e Shtetit Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
Prefekturat
Agjencia e Mbrojtjes Civile
Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit
Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues Ministria e Mirëqenies
Sociale (Janë 8 agjenci, propozohen 8)
Shërbimi Kombëtar i Punësimit Shërbimi Social Shtetëror (4)
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
Agjencia e Integrimit të ish-të përndjekurve
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Shërbimi Kombëtar për Rininë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Ministria e Arsimit
(Propozohen 8 institucione/agjenci dhe 4 Drejtori të Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar)
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar
Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar
Qendra e Shërbimeve Arsimore
Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë/sot Agjencia e
Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
Klubi sportiv “Studenti”
Klubi shumësportësh “Partizani”
Federatat e sportit Komiteti Olimpik Shqiptar
Ministria e Energjisë (Janë aktualisht 8 agjenci/institucione, propozohen 7)
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Reparti Inspektim-Shpëtim Miniera
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Agjencia për Efiçencën e Energjisë
Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve Agjencia
Kombëtare e Burimeve Natyrore
Ministria e Transporteve (Propozohen 8 agjenci/institucione. Shtohet IMKT nëse zhvillimi i territorit i kalon kësaj ministrie)
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime
Organi Kombëtar i Investigimit të aksidenteve/ Incidenteve ajrore
Instituti i Transportit Drejtoria e Përgjithshme Detare
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor
Autoriteti i Aviacionit Civil
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Ministria e Ekonomisë (Aktualisht ka 10 agjenci/institucione, propozohen 5)
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT)
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dhe Standardizimit
Qendra Kombëtare e Biznesit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Ministria e Zhvillimit Urban (Janë aktualisht 6 agjenci/institucione, propozohen 4)
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN)
Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT)
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT)
Ministria e Mjedisit (Aktualisht janë 23 agjenci, propozohen 2)
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e
Bregdetit (4 sipas rajoneve)
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave
Ministria e Bujqësisë
(Propozohen 8 agjenci/institucione dhe shkrihen drejtoritë rajonale. Rekomandohet krijimi i një Bordi të Posaçëm pranë Kryeministrit)
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimi Rural
Instituti i Kërkimit të Teknologjive
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)
Agjencia e Peshkimit dhe Akuakulturës AZHBR Drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (në 4 rajone)