Cilat janë shenjat në trupin tuaj paralajmërojnë sheqerin në gjak

Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia ndodh kur trupi ynë nuk arrin të përpunojë ashtu si duhet glukozën. Kjo gjendje është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prek edhe pjesë të ndryshme të trupit si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë, por turpi arrin t’ju dërgojë disa simptoma sinjalizuese që paralajmërojnë probleme me shëndetin ose që mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit të tipit të 2- të.

Keni etje të madhe

Për aq kohë sa urinoni shpesh kjo do të shkaktojë dehidratim të trupit dhe do të keni një etje të tmerrshme.

Jeni shumë të lodhur

Lodhja është një shenjë e zakonshme e dehidratimit që ndodh si rezultat i urinimit të shpeshtë. Megjithatë lodhja ndodh edhe ne gjërat më të zakonshme si të shtriheni për te fjetur apo të çoheni prej tij.

Shikimi juaj bëhet i turbullt

Nëse nivelet e sheqerit janë të larta në trup kjo do të ndikojë në lentet e syrit duke turbulluar shikimin

Keni gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve:

Sheqeri bën që plagët të mbyllen më ngadalë dhe problemet që keni me gojën mund të zgjasin shumë. Glukoza bën që mishrat e dhëmbëve te jenë më të kuq, më të fryrë dhe më të butë si dhe të rrjedhin gjak sa herë që lani dhëmbët. Sheqernat nuk lejojnë trupit të luftojnë me bakteret në gojë.

SHKARKO APP