Cili është orari më i mirë për të pirë kafe?
Pothuajse të gjithë e dimë se një kafe ekspres pasdite vonë, mund të na hapi sytë nëse na vjen gjumë. Por për pjesën tjetër të ditës, cila është koha ideale për të marrë kafeinë?
Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha e duhur, sipas shkencëtarëve dhe farmakologëve
Është çështje e trurit. Përgjigja e pyetjes së miliona kafeinomanëve jepet nga Steven Miller, shkencëtari dhe hulumtuesi i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Maryland të Shteteve të Bashkuara. Miller shpjegon se një zgjedhje e kujdesshme e kohës së pirjes së kafes gjatë ditës na mbron nga zhvillimi i varësisë ndaj saj. Ritmi ynë kardiak. Kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe çeljes së syve.