Çiljeta: Unë jam brenda demokrate, por po bëj punë time

 

Pas aludimeve se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ‘tradhtuar’ Partinë Demokratike, me Lëvizjen Socialiste për Integrim, artisja deklaron të kundërtën.

Çiljeta shprehet se nuk e ngatërron kurrë profesionin e këngëtares me bindjet politike.

Unë punoj si këngëtare, jam artiste me profesion.

 Jam ftuar nga LSI për të kënduar dhe përtej bindjeve të mia politike, bëj punën time si këngëtare.

Në radhë të parë kam vendosur profesionin dhe më pas vjen politika.

Tjetër gjë është t’ia japësh votën një partie dhe tjetër gjë është të bësh punën tënde.

Nuk ka lidhje tradhtia, pasi votën unë ia jap kujt të dua.

Nuk mund të ngatërrohet simpatia për një parti dhe profesioni.

Unë nuk punoj dhe as nuk jam e angazhuar në asnjë institucion që i përket PD-së”, tregon për “Java News” këngëtarja.

Çiljeta shuan zërat lidhur me bindjet e saj të djathta dhe ajo vazhdon të qëndrojë ‘besnike’ ndaj PD-së dhe ish-liderit të saj, Sali Berisha.

"Vazhdoj të jem dashamirëse dhe do vazhdoj të kem simpati për PD-në.

Nuk jam e angazhuar më në Partinë Demokratike, jo për shkakun tim.

Dashamirësinë për forcën e djathtë politike unë e kam brenda vetes, nuk e ngatërroj me profesionin”, shprehet ajo.

SHKARKO APP