City “përmbys” Hudersfildin, kryeson me +8 nga United

Manchester City nuk di të ndalet në Premier League duke fituar me përmbysje 2 me 1 ndaj Hudersfild.

Të besuarit e Pep Guardiolës e panë vetën në disavantazh, pasi një gabim i Otamandenti, i dha epërsinë vendasve në minutën e fundit të pjesës së parë. Pjesa e dytë foli vetëm për “Qytetarët” që e kërkuan me çdo kusht golin.

Citizens e gjetën shumë shpejt golin, me Aguero që shndërroi në gol një penallti në minutën e 47-të duke vendosur baraspeshën, ndërsa goli i Stërling i dha fitoren Manchester Cityt që kryeson Premier Leaguen me 37 pikë, +8 nga rivalët e United, ndërsa Hudersfild mban vendin e 11-të me 15-të pikë.

SHKARKO APP