Civici: Sëmundja e zakonshme e programeve qeverisëse

Profesori Adrian Civici i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, sqaroi sëmundjen e zakonshme që sipas tij kanë programet qeverisëse.

Civici: Sëmundja e zakonshme që kanë programet qeverisëse në Shqipëri ka të bëjë me objektivat dhe mundësive që ke. Shpesh herë ka doza subjektivizmi. Kanë qenë realitivisht 4 vite të suksesshme. U nisëm me 0.9% rritje ekonomike dhe shkoi në 3%.

U shlye një pjesë e madhe e borxheve. Në shkurt-mars të këtij viti thuhet se objektivat janë realizuar dhe mbetej në dorën e qeverisë shqiptare për ta vijuar më tej. Po të shikojmë objektivat për 300 mijë vende pune, ulja e varfërisë, shëndetësia falas, ka shumë elementë që mund të diskutojmë se sa janë realizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?