Civici vlerëson Bashën që e futi ekonominë në fushatë
Profesor Ardian Civici e falënderoi sonte në ‘Top Story’, Lulzim Bashën që e bëri ekonominë çështje kryesore të fushatës pasi ekonomia është gjëja më e rëndësishme, sipas tij.
Lulzim Basha që në fillim të fushatës, ka shpallur prioritet dhe pikë kryesore të fushatës së tij, ekonominë. Ai ka prezantuar në çdo takim një plan ekonomik, me masa të kombinuara, me ulje taksash e dërgimin e parave me përparësi tek interesat e njerëzve. Në fillim, u prit me habi që Basha po fliste për ekonominë. Por javën e fundit, edhe Rama është detyruar të futet në këtë debat.