Clarkson: Do më marrë malli për Top Gear
Jeremy Clarkson tha se do e marrë malli për “Top Gear”, në komentin e tij të parë që kur u largua nga programi i BBC.
Duke shkruar kolumnën e tij tek The Sun, ai falenderoi të gjithë ata që i kanë shkruar, duke i thënë se do i marrë malli për të.
Clarkson nuk sqaroi asgjë për incidentin që solli largimin e tij.
Clarkson u largua pasi goditi një producent.
Top Gear është një nga emisionet më të ndjekur në planet dhe largimi i tij ka shkaktuar një tërmet online.