“Çmendet” pronari i dyqanit, vajza veshur çuditshëm i vjedh fshesën (VIDEO)

Një biznesmen nga Tirana nuk u ka besuar syve kur është përballur me një skenë mjaft të veçantë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë pranë zonës së njohur si Ish-Ekspozita në Tiranë. Ai zotëron një biznes në atë zonë dhe befas vuri re se i mungontë fshesa që zakonisht përdorte për të pastruar dyqanin.

I habitur nga kjo mungesë dhe duke dyshuar se dikush ia kishte vjedhur, ai vendosi të hapë kamerat dhe vuri re një skenë që kurrë nuk do ta besonte. Fshesën ia kishin vjedhur vërtetë, por skena ishte e denjë për një skenar filmash.

Rreth orës 08:30 të mëngjesit një vajzë me forma për t’u patur zili, kaloi para dyqanit të tij e veshur vetëm me të mbathura dhe pa nguruar aspak zgjati dorën, mori fshesën dhe pasi bëri një rrotullim rreth vetes me fshesë në dorë u largua.

{“videoid”: “1117926”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP