Çmendet temperaturat, në këtë qytet ka arritur në 51 ° C

Vala e të nxehtit e këtij viti ka marrë dhjetëra jetë njerëzish, pas 60 vitesh, në këtë shtet është shënuar rekordi ekstrem. Ndërkohë që Europa është në ditët me shi, një qytet në shkretëtirë në Indi ka vendosur një rekord të ri kombëtar të enjten kur zhiva u rrit në 51 ° C (123.8 ° F).

Temperatura është matur në qytetin e Phalodi, siç ka raportuar Guardian. Temperatura e së enjtes theu rekordin e mëparshëm prej 50.6 ° C (123 ° F) të vendosur në vitin 1956.

Këto kushte të ashpra, thatësira ka marrë tashmë dhjetëra jetë në shtetet jugore dhe lindore të vendit. Vitin e kaluar, më shumë se 2,300 njerëz vdiqën gjatë një vale të të nxehtit ekstrem.

India zakonisht arrin temperatura të larta në maj dhe qershor, dhe qeveria ka deklaruar një valë edhe më të të nxehtit, kur temperaturat arrijnë 45 ° C (113 ° F), por dje ato arritën në ekstrem.

Përshtati: Redjon Shytlla

SHKARKO APP