Çmimet e banesave, rritje edhe në tremujorin II 2016

Indeksi i çmimeve të banesave në qytetin e Tiranës u rrit sërish në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave u rrit në terma reale me 5.2% në tremujorin e dytë të vitit.

Kjo rritje ndjek rritjen më të lartë me 11.2% të tremujorit të parë. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, çmimet në tregun e banesave në Tiranë paraqiten në rritje që nga mesi i vitit 2015, me një tendencë të qartë në përmirësim. Ndërkohë, një trajektore të kundërt në këtë periudhë po ndjekin çmimet e qirave, që ranë sërish në tremujorin e dytë, me rreth 10%.

Kthimi i rritjes së çmimeve të banesave në Tiranë duket se lidhet një zgjim të interesit për të investuar në pasuri të palaujtshme. Këto investime po favorizohen edhe nga ecuria e normave të interesit në tregun bankar. Tashmë, interesat e depozitave janë shumë afër zeros dhe shumë individë mund të kenë zgjedhur t’i investojnë kursimet e tyre në prona.

Ndërkohë, ulja është shumë e ndjeshme edhe në interesat e kredive dhe veçanërisht kreditë për blerje të pasurive të paluajtshme janë në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Për vitet e para, bankat oforjnë interesa që fillojnë nga 2% deri në 3%. Falë interesave të ulëta, shumë familje zgjedhin të blejnë një shtëpi me kredi, në vend që të paguajnë qira.

Këtyre faktorëve i duhet shtuar edhe kërkesa e emigrantëve, sidomos në një periudhë kur shumë prej tyre kanë zgjedhur të kthehen për të jetuar në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë duket se po e gjallërojnë tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë, ndonëse situata ekonomike është akoma e brishtë.

SHKARKO APP