Çmimi i internetit, Tirana e treta më e shtrenjta në rajon

 

Interneti në ditët e sotme, mund të konsiderohet për shumicën e familjeve shqiptare, si një ndër shpenzimet mujore, të nevojshme për ta pasur në shtëpi.

Duke qenë se jetojmë në epokën e internetit, pa të cilën shumica e punëve nuk arrijnë të kryhen, po ashtu edhe nevoja për të nga nxënësit/studentët është kthyer në domosdoshmëri, interneti aktualisht është një ndër zërat e faturës mujore për shqiptarët.

Por, sa na kushton ky shërbim tashmë i domosdoshëm?

Bazuar në të dhënat e agjencisë Numbeo për prillin 2015, Tirana renditet e treta në rajon për çmimin më të lartë të këtij shërbimi.

Krahasim i realizuar mes shteteve (si në grafik) bazohet në çmimin mesatar të shërbimit të internetit, me një shpejtësi po mesatare prej 6 Mbps.

Ajo çfarë vihet re nga grafiku është se vendi i cili ka çmimin mesatar më të shtrenjtë të internetit është Podgorica, Mali i Zi (27 euro). Ndërsa vendi që e ofron në shtëpitë e banorëve me çmimin më të ulët është Shkupi (10,76 euro).

Gjithashtu vihet re se tarifa mesatare e këtij shërbimi në Tiranë (prej 15.92 euro) është e përafërt me atë në Prishtinë, në të cilën është 0.48 euro më e shtrenjtë.

Monitor

SHKARKO APP