Çmimi i miellit rritet me 5%

Çmimi me pakicë i miellit është rritur me të paktën 5 për qind gjatë muajit të fundit. Pikat e pakicës e kanë shitur 1600 lekë një sasi prej 25 kilogramësh nga 1450 që e shisnin në fillim të vitit.

Sipas tregtarëve çmimet janë rritur nga shumica prej më shumë se një muaji në të njëjtën masë. Ky reagim është lajmëruar më parë nga grosistët, të cilët pohuan se, po hasin vështirësi në importin e gurit dhe të miellit për shkak të hyrjes në fuqi të embargos Ruse.

Të njëjtin fakt pohojnë edhe furrat e bukës, për shkak të rezervave të mëdha ata nuk kanë nisur të reflektojnë çmimin e rritur te prodhimet finale të bukës.

Në muajin shkurt Rusia rriti tarifën doganore për grurin me mbi 30 për qind. Importi i drithërave për tregun vendas është i varur 80 për qind nga Rusia.

SHKARKO APP